Raphinha zbulon: Për Barcelonën refuzova një ofertë që do të më siguronte disa jetë

Raphinha zbulon: Për Barcelonën refuzova një ofertë që do të më siguronte disa jetë

16 Tetor 2025 7:57 Alfred Lleshi Raphinha ka zbuluar se gjatë verës së vitit të kaluar kishte menduar ta linte Barcelonën për një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite, përpara se Hansi Flick të merrte drejtimin më 2024. Braziliani tha për ESPN: “Oferta nga Arabia Saudite më tërhoqi shumë, do të siguronte jetën time dhe të familjes sime”. Megjithatë, Flick e bindoi të qëndronte: “Biseduam përmes telefonit dhe gjatë përgatitjeve të sezonit, ai më bëri të qëndroja”. Në sezonin e fundit, Raphinha kontribuoi me 34 gola dhe 26 asistime në 57 ndeshje, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ai theksoi se gjithmonë ka qenë i përkushtuar: “Nuk jam thjesht sulmues, jam lojtar që jap gjithmonë maksimumin. Punoj shumë...