Protesta për UÇK, Kurti sulmon Ramën: Erdhi me helikopter për të bindur palët të themelohej gjykata

Protesta për UÇK, Kurti sulmon Ramën: Erdhi me helikopter për të bindur palët të themelohej gjykata

Vetëvendosje ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ku qytetarët do të dalin në rrugë dhe do të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Teksa bën një rezyme të ngjarjeve që çuan deri në themelimin e Gjykatës Speciale, Vetëvendosje shkruan se shumë nga politikanët që janë sot kundër saj, kanë qenë lobuesit më të mëdhenj që ajo të krijohej duke përmendur këtu dhe kryeministrin Edi Rama. “Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si...