Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shoot-i me Justin Bieber, Kim Kardashian: Nuk do e bëja më kurrë!
Kim Kardashian ka rrëfyer një nga gabimet e saj më të mëdha gjatë një interviste të fundit në podcastin Call Her Daddy. Ajo ka reflektuar mbi një fotosesion të vitit 2010 me këngëtarin Justin Bieber për Elle Magazine, i cili tani i duket si një moment i pazakontë dhe i papërshtatshëm, sidomos duke marrë parasysh diferencën e moshës ndërmjet tyre. Bieber ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa Kardashian 29 vjeçe kur realizuan shoot-in, një skenë ku ata shfaqeshin duke flirtuar dhe duke vrapuar së bashku në plazh. Ajo e përshkroi këtë moment si diçka që ngjante me filmin The Graduate, me të duke luajtur rolin e “Mrs. Robinson”, ndërsa Bieber ishte i ri dhe i papjekur. Në podcast, Kardashian tha: “Nuk di si u miratua kjo,...