A ka një ftesë për Ramën e Berishën? Protesta për UÇK-në në Tiranë, Azgan Haklaj rrëfen detaje nga tubimi

A ka një ftesë për Ramën e Berishën? Protesta për UÇK-në në Tiranë, Azgan Haklaj rrëfen detaje nga tubimi

Tirana do të jetë epiqendra e një proteste madhështore mbarëkombëtare ditën e premte, në mbështetje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen padrejtësisht në Hagë. I ftuar në emisionin ‘Dekalog’, Azgan Haklaj zbuloi detaje nga përgatitjet e këtij tubimi, i cili pritet të mbledhë dhjetëra mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet. Sipas Haklajt, protesta është një iniciativë e mbështetur nga rreth 15 shoqata patriotike, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, përfaqësues të universiteteve dhe personalitete të tjera publike. Haklaj konfirmoi se u është bërë një ‘ftesë publike’ të gjitha partive politike, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Sali Berisha. Megjithatë, mungesa e një ftese formale personale shkaktoi një debat të nxehtë në studio, ku u theksua rëndësia e bashkimit politik...