Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hysaj dhe Manaj ndajnë emocionet e tyre për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”
Në puntatën e dytë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, u diskutua gjerësisht për fitoren 0-1 të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, me autor të golit, Rey Manajn. Të ftuar në studio ishin komentatori i njohur Alban Xhihani dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari, të cilët analizuan paraqitjen e skuadrës tonë në këtë ndeshje të rëndësishme. Ndër të tjera, të ftuarit folën edhe për rekordin e ri të vendosur nga Elseid Hysaj, i cili tashmë është lojtari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi dhe për fitoren e thellë të Shqipërisë kundër Jordanisë 4-2 mbrëmë në “Air Albania”. Për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, dy protagonistët e Kombëtares në dy sfidat e fundit, Elseid Hysaj...