Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bllokimi i monopatinave, debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Opozita: T’i jepet zgjidhje qytetarëve, investuan për t’i blerë
Bllokimi i monopatinave elektrike nga policia në Tiranë, ka sjell debate në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha se bashkia duhet që të jap një zgjidhje qytetarëve se si do të lëvizin pas bllokimit të tyre. Ndërkohë, Dorian Teliti anëtari i Këshillit Bashkiak të PD, kërkoi infomacion se çfarë do të bëhet në lidhje me monopatinat e sekuestruara. Endri Shabani: Kjo bashki ka promovuar përdorimin e monopatinave për të lehtësuar trafikun, a ka një alernativë që bashkia do t’i jap atyre që i kanë blerë. Kjo bashki duhet që të kishte dhënë zgjidhje pas bllokimit të monopatinat dhe në vende të tjera bashkia ka ndërhyrë me një zgjidhje. Kjo bashkia e ka promovuar vet dhe sot bllokohen. Ju nuk mund të ngrini duart lartë dhe të thoni e ka Ministria e Brendshme’, tha ai. Dorjan Teliti: Për monopatinat duam...