Europa Cup, Women’s/ Vllaznia sërish humbje e thellë me Inter

Europa Cup, Women’s/ Vllaznia sërish humbje e thellë me Inter

UEFA Women’s ‘Europa Cup’: Vllaznia – Inter 0-5 Vajzat shkodrane të Vllaznisë e mbyllin me një tjetër humbje të thellë aventurene tyre europiane. Pas eleminimit në Champions, Vllaznia u përball në turin e parë të edicionit të ri me ukrainaset e Kolos Kovalika me të cilat fitoi dy takimet e luajtura në “Loro Boriçi” me shifrat 2-0 dhe 0-2. Turi tjetër e vendosi përballë Interit, një rival shumë i fortë për vajzat kuqeblu të trajnerit Nikolin Leka. Rezultati i vajtjes 7-0 për vajzat zikaltër u pasua sot me një tjetër dështim në shifra. Sot Inter fitoi në Shkodër 5-0 duke i eleminuar zyrtarisht shkodranet nga aventura europiane e këtij edicioni./Sportiim.al/ Vazhdo leximin