Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në shitje biletat për ndeshjen me Anglinë/ Çmime stratosferike për duelin e fundit të fazës kualifikuese. Si do zgjidhen tifozët
Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për duelin e fundit të kuqezinjve në fushatën Kualifikuese të Botërorit 2024 me Anglinë. Sipas njoftimit të FSHF-së, këto bileta do të shpërndahen me short, njësoj si dueli Shqipëri-Serbi, vendim i marrë pas kërkesës së madhe për të siguruar një biletë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 16 nëntor. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online. Por ajo që bie në sy është çmimi i biletave. Duke parë që Shqipëria deri në ndeshjen e fundit mund ta ketë siguruar matematikisht vendin e dytë që të çon në “Play Off”, dueli me Anglinë do të jetë më shumë si një sfidë “luksi”. Çmimet varijojnë nga 2,500-3,500 lekë të...