U turpërua në Faroe, Çekia përcjell stafin teknik

U turpërua në Faroe, Çekia përcjell stafin teknik

Federata e Futbollit e Republikës Çeke mori vendimin për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Ivan Hashek, ashtu si edhe të ndihmësit të tij, Jaroslav Veseli. Bordi drejtues pas humbjes turpëruese me Ishujt Faroe 2-1 ka vendosur se kjo ishte më e pakta për të bërë pas një humbje të pamenduar ndaj modestëve në rritje të Ishujve Faroe. Trajneri i ri pritet të zgjidhet shpejt pasi çekët janë të dytët në grupin e tyre dhe shumë pranë fazës play off të Kupës së Botës 2026. Në paravlerësimin e situatave të zonës UEFA, Çekia mbetet një rival i mundëshëm i Shqipërisë në atë fazë. Gjithnjë nëse kuqezinjtë do të ruajnë pozicionin e dytë në Grupin K./ Sportiim.al/ Vazhdo leximin