Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se për ndeshjen Shqipëri – Angli do të ndiqet e njëjta procedurë për biletat si në sfidën Shqipëri – Serbi. Ky vendim është marrë pas kërkesës së madhe dhe të jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë kudo për të siguruar një biletë në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor. FSHF është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët, prandaj edhe për këtë ndeshje do të hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online. Si të aplikoni: – Hyni në...