Kualifikueset e Botërorit dhe Europianit vijnë me ndryshime, UEFA mendon formatin e ri

Kualifikueset e Botërorit dhe Europianit vijnë me ndryshime, UEFA mendon formatin e ri

UEFA po mendon për një ndryshim të formatit të kualifikuesve për Kampionatet Botërorë dhe Evropianë. Kjo është ajo që publikon e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ sipas së cilës, qeveria e futbollit evropian kërkon të evitojë që ndeshjet të jenë të mërzitshme dhe të zhbalancuara e sidomos dëshiron të ofrojë më shumë ndeshje direkte mes skuadrave të mëdha. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, UEFA në fakt po e diskuton prej kohësh këtë gjë dhe po mendon që të aplikojë një model të ngjashëm me atë të Ligës së Kampioneve. Presidenti Aleksandër Ceferin e preku këtë çështje edhe në Samitin e Futbollit në Lisbonë teksa foli për mundësinë e një formati të ri më modern. Në mënyrë të veçantë, Liga e Kombeve shihet si një mënyrë kualifikimi ose...