Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vllaznia arrin vlerën 5 milionë euro, ja kush është lideri i skuadrës
Pas përfundimit të merkatos dhe formatimit total të skuadrës për edicionin 2025-26, vlera e skuadrës së Vllaznisë kap një shifër prej 5 milionë eurove në tregun e shit-blerjeve të futbollistëve. Kështu afrimi më i fundit në radhët e shkodranëve, Jasmin Çelikoviç ka rritur vlerën e ekipit të Martinit me 300 mijë euro. Pasi ky është çmimi me të cilin vlerësohet boshnjaku në merkato sipas faqes së specializuar të “Transfermarkt”. Po sipas kësaj faqeje, futbollisti më i shtrenjtë në radhët e 9 herë kampionëve të vendit është Sherif Kallaku. Me fushëkrujasin, i cili kap vlerën e 700 mijë eurove në merkato, duke qenë kështu futbollisti i dytë më i shtrenjtë në Superioren e këtij sezoni. Ku para tij qëndron vetëm Rouan Human, i afruar së fundmi...