Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“I lumtur për debutimin me kombëtaren”, Gripshi: Do jap maksimumin, ndaj Jordanisë luajtëm mirë
Nazmi Gripshi ishte risia e Sylvinhos në grumbullimin e kombëtares. Pas debutimit me kuqezinjtë në miqësoren me Jordaninë, Gripshi u shpreh i lumtur. “Pikë së pari falënderoj trajnerin dhe stafin që më besuan për debutimin dhe jam shumë i lumtur që debutova me kombëtaren. Por mendoj që kurrë nuk jam i kënaqur, në çdo ndeshje duhet të japësh edhe më shumë. Mendoj që sot kemi bërë një ndeshje të mirë të gjithë si grup dhe mendoj se ky rezultat e fitore është falë grupit dhe punës që bëjmë çdo ditë. Trajneri na tha se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të punojmë fort në klubet ku jemi dhe kemi edhe dy ndeshje të tjera për hapin final. E ardhmja? Për momentin kam kontratë edhe 6...