Specialistët: IKTK larg detyrave dhe perspektivës së mbrojtjes së monumenteve, këshillat nuk mund të krijohen me…

Specialistët: IKTK larg detyrave dhe perspektivës së mbrojtjes së monumenteve, këshillat nuk mund të krijohen me…

Nga Julia Vrapi Ruajtja, dokumentimi, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore ka vënë herë pas here institucionet përgjegjëse përballë kritikave. Specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore, që kërkojnë mbrojtje institucionale , restaurim dhe jo ndërhyrjeje të paligjshme shprehen me kritika për Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), që është në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Por problem për specialistë e studiues është dhe përbërja  e këshillave, që krijohen për trashëgiminë kulturore. Piktori Adrian Devolli, i cili që nga viti 1979 deri më 1987 ka qenë restaurator pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës shpreh kritika për mënyrën se si zhvillon aktivitetin sot IKTK, që sipas tij nuk ka as specialistë si dikur. “Dikur kishim Institutin e Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” me specialistë, por...