Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacion policor/ Zbulohet plantacioni me marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar, sekuestrohen fidanët
Policia greke ka zbuluar një tjetër plantacion droge pranë kufirit greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit të Janinës, këtë herë në një zonë pyjore të Parakalamos, në Komunën e Pogonit pranë kufirit greko-shqiptar. Sipas informacioneve, plantacioni u gjet i fshehur me kujdes në bimësi, në kuadër të hetimeve operative të synuara nga policia greke në zona të konsideruara të përshtatshme për kultivimin e paligjshëm të bimëve narkotike. 120 fidanë marijuanë, me lartësi nga 10 deri në 50 centimetra, u shkulën dhe u sekuestruan nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorëve . Çështja i është caktuar Njësisë Kundër Drogës në Janinë, e cila po përdor të...