Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Do të jetë dhe Rama”/ PD braktis protestën pro UÇK, argumenti i partisë opozitare: Partia socialiste, pjesëmarrëse
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet tubimit të thirrur më 17 tetor në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK. PD ka argumentuar se nuk do t’i bashkohet kësaj proteste për shkak të pranisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë në orën 17:00. Të pranishëm në tubim do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti. Organizatorët presin pjesëmarrje masive nga të gjitha trojet shqiptare, në një akt solidariteti për ata që konsiderohen figura kyçe të luftës për çlirim të Kosovës.