‘Mbështesim protestën për UÇK’, Balla: Do bashkohemi të gjithë në sheshin ‘Skënderbej’

‘Mbështesim protestën për UÇK’, Balla: Do bashkohemi të gjithë në sheshin ‘Skënderbej’

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje që ditën e premte të gjithë të bashkohen në sheshin “Skënderbej” për të nderuar komandantët dhe ushtarët e UÇK-së që ranë në fushën e betejës. “Ky është një moment solidariteti kombëtar dhe nuk ka ngjyra partiake. Kujt i dhemb pak për kombin, duhet të jetë atje. Unë do jem për të shprehur respektin dhe solidaritetin tim për një proces, që e dimë si u iniciua. Do doja shumë që edhe deputetët e PD të ishin aty”, tha Balla. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve, duke nënvizuar se respekti për UÇK-në është një mesazh që tejkalon përkatësitë politike.