Spektakël kuqezi, nga golat e shkëlqyer te rekordi i Hysajt, Shqipëria është “zjarr” pas Serbisë

Spektakël kuqezi, nga golat e shkëlqyer te rekordi i Hysajt, Shqipëria është “zjarr” pas Serbisë

Triumfi historik ndaj Serbisë bën me krah legjionarët kuqezi. Në “Air Albania”, ndaj Jordanisë zhvilluan një miqësore spektakolare, gjithçka shkoi në mënyrë perfektë, gola shumë të bukur, lojtarë që debutuan për herë të parë, Hysaj që vendos një rekord historik, praktikisht Sylvinho dhe të gjithë mbyllën një tetor të shkëlqyer duke ndezur edhe një herë ambientin rreth ekipit përfaqësues. Ashtu siç pritej, Sylvinho bëri një rotacion thuajse të plotë, duke hedhur një fazë ofensive ndryshe, me Dakun në qendër i mbështetur nga dyshja Asani-Hoxha, por dhe një mesfushë të re ku Asllanit-Shehut iu bashku përpara edhe Bajrami. Pas një përgjumje në mbrojtje që solli golin e avantazhit të Jordanisë, në fundin e pjesës së parë, Bajrami gatoi golin e barazimit duke detyruar miqtë të devijonin...