“Kërkojmë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së”/ Organizata ‘Liria ka emër’, marshim madhështor me motorë drejt Hagës

“Kërkojmë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së”/ Organizata ‘Liria ka emër’, marshim madhështor me motorë drejt Hagës

Në mbështetje të protestës madhështore që do të zhvillohet në Tiranë për të kërkuar lirinë e ish-krerëve të UÇK-së më datë 17 tetor, platforma ‘Liria ka Emër’, ka organizuar një marshim simbolik me motorë, të cilët do të nisen nga Shqipëria drejt Hagës. I ftuar në një emision televiziv, Ismail Tasholli i ‘Liria ka emër’, tregon se nisja simbolike është bërë sot nga Prekazi dhe gjatë rrugës do të bashkohen dhe grupe të tjera. Tasholli thotë se grupi që do të mbërrijë në Hagë do të jetë i përbërë nga 150-200 persona. Ai thotë se pas Hagës, një tjetër kërkesë simbolike do të dorëzohet në Parlamentin Europian në Bruksel për të kërkuar transparencë nga Gjykata e Hagës. “Sapo kemi filluar marshimin simbolik nga Prekazi, tani...