Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Slot zbulon problemin e Liverpool: Ende kemi vështirësi për të shënuar nga aksionet sulmuese
15 Tetor 2025 10:57 Telesport Tashmë që ndeshjet e kombëtareve përfunduan skuadrat janë gati t’i rikthehen një muaji të zjarrtë deri në ndalesën e radhës. Te Liverpool ka dëshirë për të kthyer faqe pas 3 humbjeve radhazi edhe pse nuk ka për të qenë e lehtë. Trajneri Arne Slot duket se ka gjetur problemin, që ka të bëjë me sulmin dhe numrin e paktë të golave që “reds” kanë realizuar këtë sezon. “Ajo që dua të them është se nuk po shënojmë aq shumë gola nga aksionet”, tha Slot. “Kjo është diçka për të cilën po punojmë shumë. Sa më shumë të luajmë në formacionin e ri, aq më mirë do të shkojë. Por ende kemi pak vështirësi për të gjetur mjaftueshëm gola nga aksioni”,...