Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Xabi Alonso e kërkon me ngulm kampionin e botës, por kushton mbi 100 milionë euro
15 Tetor 2025 10:58 Alfred Lleshi Real Madridi po mendon seriozisht ta transferojë Enzo Fernandez nga Chelsea për të fuqizuar mesfushën e vet. Trajneri Xabi Alonso e ka kërkuar me ngulm 22-vjeçarin, duke e konsideruar të domosdoshëm për projektin e tij te “Los Blancos”. Fernandez ka kontratë me Chelsea deri në 2032, ndaj klubi anglez do të konsiderojë oferta vetëm nga 100 milionë euro e lart. Argjentinasi, kampion bote më 2022, ka regjistruar 125 paraqitje me Chelsea, duke shënuar 19 gola dhe dhënë 24 asistime. Ai u transferua te Chelsea më 2022-2023 pas një gjysëmviti të shkëlqyer te Benfica për 121 milionë euro. Në këtë moment, çdo lëvizje kërkon nisjen e negociatave, por Xabi Alonso e sheh Enzo Fernandez si element kyç për të ardhmen...