Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Figo për president të UEFA-s? Legjenda portugeze ndez rrjetin me postimin e koduar në Instagram
15 Tetor 2025 11:07 Alfred Lleshi Luis Figo, ish-lojtar i Interit, Barcelonës, Real Madridit ka lënë vend për interpretim me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet ulur dhe mendueshëm, duke shkruar: “Gjithmonë kam menduar se mund të jem një president i mirë. Mendoj se ka ardhur koha…” Kjo ka ngritur spekulime për të ardhmen e tij në drejtimin institucional. Sipas gazetës “Record”, ai kishte konsideruar të kandidonte për president të Federatës Portugeze të Futbollit, por nuk vazhdoi. Një mundësi tjetër mund të jetë presidenca e UEFA-s, pasi aktualisht Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë më 2027, pas tri mandateve. Gjithashtu, sipas mediave spanjolle, deklarata e Figos mund të lidhet me blerjen e një klubi spanjoll, pasi përshkrimi i postimit...