Zidane: Atë finale e kam parë deri 6 herë dhe gjithmonë them: Ky është futbolli afër perfeksionit

Zidane: Atë finale e kam parë deri 6 herë dhe gjithmonë them: Ky është futbolli afër perfeksionit

15 Tetor 2025 9:49 Alfred Lleshi Zinedine Zidane ishte një nga figurat kryesore në “Festival dello Sport” të organizuar nga “Gazzetta dello Sport”. Legjenda franceze, që si trajner i Real Madridit fitoi 3 Champions radhazi, u shpreh me krenari për momentin më të bukur pas Botërorit: “Momenti më i mirë i karrierës sime, pas Kupës së Botës? Finalja e dytë e Champions-it kundër Juventusit. Mënyra si luajtëm në pjesën e dytë ishte e mrekullueshme. E kam parë 4, 5, 6 herë dhe gjithmonë them: Ky është futbolli, kjo është përsosmëria”. Zidane foli edhe për ish-yjet e tij: “Do t’i stërvitja si Cristianon, ashtu edhe Modric. I adhuroja të dy, ashtu si Kroos dhe Benzema. Kishim 3-4 lojtarë që nuk e humbnin kurrë topin. Modric, Kroos,...