Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Alarmi për bombë në Kukës rezulton i rremë, granata ofensive e gjetur ishte lodër, forcat xheniere ndodhen atje
Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët. Pas verifikimeve u raportua se granta e gjetur në bulevard ishte lodër. Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë.