Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
29 ndeshjeve radhazi pa humbje, De La Fuente barazon rekordin e Del Bosque: Ky ekip kërkon të arrijë më shumë
Fitorja 4-0 ndaj Bullgarisë e ka afruar edhe më shumë Spanjën me kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Skuadra e trajnerit Luis De La Fuente kryeson renditjen në grupin e saj, por e veçanta e këtij suksesi ishte rekordi i 29 ndeshjeve radhazi pa humbje për të. Në fakt, De La Fuente barazoi rekordin e Vincente Del Bosque dhe ka shansin që ta përmirësojë edhe më tej atë. “Kjo për mua është një kënaqësi dhe gëzim i madh”, tha trajneri i kombëtares iberike. “Fituam ndaj Bullgarisë duke bërë një lojë të mirë dhe jemi të parët në grup. Kjo fitore ishte historike, pasi barazojmë rekordin e Del Bosque, që është një model për të gjithë ne. unë e kam admiruar gjithnjë atë”, deklaroi De La...