Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet në Tiranë Aldo Avdylaj! Nipi i Astrit Avdylajt, ishte…
Ka zgjatur pak ditë arratia e Aldo alias Elidon Avdulajt, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pas operacionit më 2 tetor, ku u godit grupi i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt. Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. 37-vjeçari u kap dje nga Forcat Renea dhe Operacionale në bashkëpunim me policinë e Durrësit, pasi fshihej në një apartament pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. Në banesë iu gjet edhe një pistoletë dhe municion luftarak, që e mbante poshtë jastëkut. Ndaj tij rëndojnë tre akuza: Vrasja me paramendim, kryer për hakmarrje, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Ky apartament dyshohet të jetë marrë me...