Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Raporti i KLSH për Onkologjikun/ PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Situata e rëndë, barnat e skaduara
Pas raportit të fundit të KLSH që nxori në pah një situatë alarmante në trajtimin e pacientëve me tumor në Shqipëri, grupi i PD ka depozituar në Kuvend kërkesën për mocion me debat. Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik. “Raporti i publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për auditimin tematik “mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale” evidenton një situatë tej mase të rënduar në të cilën gjendet sot shëndetësia, e në veçanti shërbimi onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza për sa i përket shërbimit terapeutik me pajisje mjekësore dhe me barna për dhjetra e mijëra pacientë. Ndjeshmëria...