Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fitoret e shqiptarëve i shkarkojnë trajnerët në seri, pas Stojkoviçit ikën edhe Tomason i Suedisë
Adriatik BALLA Fitoret e fundit të shqiptarëve në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndikuan në një gjendje shpirtërore e morale të rënduar të humbësve e për pasojë dorëheqje të parevokueshme të stafeve teknike të këtyre skuadrave. Fillimisht trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç, që dha dorëheqjen pas disfatës 1-0 nga Shqipëria në Leskovac, e dje erdhi dhe dorëheqja e Tomasonit, trajnerit të Suedisë, që pësoi disfatë 1-0 nga Kosova. Dorëheqja e Tomason Xhon Dahl Tomason, është shkarkuar nga posti i selektorit të Përfaqësueses së Suedisë. Vendimi i Federatës së Futbollit të Suedisë, është marrë të martën pas disfatës së dytë të Suedisë nga Kosova. Suedia kishte humbur në Prishtinë më 8 shtator, kurse të hënën mbrëma në Goteborg humbi 1:0 me gol të Fisnik Asllanit....