Të akuzuar për korrupsion/ Pezullohen nga detyra 2 inspektorë policie

Të akuzuar për korrupsion/ Pezullohen nga detyra 2 inspektorë policie

Policia e Shtetit në një njoftim ka bërë me dije se ka pezulluar dy efektivë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari korruptive. Policia njofton se ndaj tyre AMP ka nisur menjëherë hetim disiplinor. Efektivët u pezulluan nga detyra pas transmetimit në një emision investigativ Njoftimi i policisë Reagim i Policisë së Shtetit Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku dy punonjës të Policisë Kufitare, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, dyshohen se janë përfshirë në veprime korruptive, ju bëjmë me dije se: Drejtoria e Standardeve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 163, pika 3 germa a dhe pika 8 e Rregullores së Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin...