Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
BIRN: Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik
BIRN: Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar dhe deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ritheksuan gjendjen e keqe në të cilën ndodhet transmetuesi publik. Drejtuesit e rinj premtuan transformim me ndihmën e EBU-së. Mbi 380 milionë lekë borxhe e penalitete në gjyqe të humbura, mungesë programesh origjinale, kufizim në përhapjen gjeografike, shikueshmëri të ulët dhe një institucion i vjetruar dhe i keqmenaxhuar. Kjo është çka u prezantua nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar të martën në raportin vjetor të gjendjes së transmetuesit publik para Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Raportimi megjithatë bëri me dije se gjendja e rënduar vinte si pasojë e...