Silvinjo i lumtur, tekniku: Ditë speciale për shifrat dhe skuadrën

Silvinjo i lumtur, tekniku: Ditë speciale për shifrat dhe skuadrën

Pas fitores në miqësore me Jordaninë 4-2 në “Air Albania” trajneri i Shqipërisë Silvinjo u shpreh se ndihet i lumtur për rezultatin dhe futbollistët e tij. “Sot është një ditë speciale, për rezultatin e djemtë. Por edhe për Hysjan, se është një rekord i rëndësishëm për vendin e federatën. Ai është një lojtar që na jep gjithmonë gjithçka. Si shumë lojtarë bën mirë apo jo, por ai po bën një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe komplimente atij dhe familjes së tij. Nuk është e thjeshtë se duhet menduar për gjithë ekipin, të fitosh e bësh mirë. Nuk duhet të gabosh se nuk ka shumë miqësore dhe në kombëtare e dini që gjërat janë të shpejta. Dajsinani bëri shumë mirë, më pëlqeu edhe Klisman (Cake; red), Gripshi...