Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E FUNDIT/ Kuqezinjtë argëtohen me gola! Më në fund Broja çlirohet me gol dhe asist, çfarë kryevepre nga Arbër Hoxha
Shqipëria ka fituar bindshëm mbrëmjen e sotme kundër Jordanisë. Kuqezinjtë janë argëtuar në “Air Albania”, ku kanë marrë një fitore me shifrat 4-2. Skuadra nga Lindja e Mesme befasoi ekipin tonë kombëtar në minutën e 27, kur Al Rashdani e dërgoi topin në rrjetë. Por Shqipëria ktheu sërish baraspeshën gjatë pjesës së parë të lojës. Në minutën e 41-të Nedim Bajrami dribloi mjaft bukur në zonën kundërshtare dhe provoi pasimin për Dakun në zonë. Topi nuk mbërriti në këmbët e sulmuesit të Rubin Kazanit, por në këmbët e Abualnadit, i cili e dërgoi në portën e tij. Ndërkohë kuqezinjtë përmbysën bindshëm rezultatin në pjesën e dytë të lojës. Armando Broja më në fund u çlirua nga ngërçi i gjatë i mosshënimit. Asllani dha një vertikalizim...