Zbulimi britanik, temperatura e hundës tregon nivelin e stresit

Zbulimi britanik, temperatura e hundës tregon nivelin e stresit

Një grup psikologësh nga Universiteti i Sussex ka zbuluar se rënia e temperaturës së hundës mund të përdoret si një matës i besueshëm i nivelit të stresit. Zbulimi është bërë përmes një eksperimenti të pazakontë që kombinon psikologjinë dhe teknologjinë e imazherisë termike. Në studim, vullnetarët iu nënshtruan një testi të qëllimshëm stresues: iu kërkua të mbanin një fjalim të improvizuar pesëminutësh dhe më pas të numëronin mbrapsht me intervale prej 17 përpara një paneli të panjohurish. Ndërkohë, kamerat termike regjistronin ndryshimet në temperaturën e fytyrës. Rezultatet treguan se, në momentet e stresit akut, temperatura e hundës bie me 3 deri në 6 gradë Celsius, për shkak të ndryshimit të qarkullimit të gjakut, një reagim natyror i sistemit nervor që përgatit trupin për rrezik. “Edhe...