Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Bllokimi i monopatinave me urdhër të ministres në rrjetet sociale, qytetarët nisin protestat
Vendimi për ndalimin e qarkullimit dhe bllokimi i monopatinave elektrike, i komunikuar përmes një postimi në rrjetet sociale nga Ministria e Brendshme dhe i zbatuar që nga e hëna nga Policia e Shtetit, ka shkaktuar reagime të forta dhe pakënaqësi te qytetarët. Dhjetëra monopatina janë sekuestruar në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit gjatë ditës së parë të zbatimit të urdhrit. Sipas përdoruesve, masa është marrë pa një bazë të qartë ligjore dhe pa një akt zyrtar të publikuar, duke sjellë konfuzion dhe akuza për shkelje të së drejtës së pronës private. Shumë qytetarë thonë se monopatinat i përdorin për lëvizje të përditshme, ndërsa tashmë janë lënë pa mjet transporti dhe me mjete të mbajtura pa afat. Organizata...