Silvinjo bën disa ndryshime, formacioni zyrtar për sfidën kundër Jordanisë

Silvinjo bën disa ndryshime, formacioni zyrtar për sfidën kundër Jordanisë

Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar për miqësoren që Shqipëria do të luajë sot në orën 19:00 kundër Jordanisë në stadiumin “Air Albania”. Tekniku i kuqezinjve ka bërë disa ndryshime në formacion, duke i dhënë hapësirë disa lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë minuta më kombëtaren. Në portë do të luajë Dajsinani, Balliu dhe Mihaj do të nisin sfidën si titullarë në krah të Gjimshitit dhe Mitajt. Bajrami rikthehet titullar në mesin e fushës, në krah të Asllanit dhe Shehut. Hoxha dhe Asani do të mbështesin Dakun në majën e sulmit.