“Korrupsioni i funksionarëve të lartë, në ulje”/ Dumani raporton: Krimi i organizuar mbetet në nivele të larta

“Korrupsioni i funksionarëve të lartë, në ulje”/ Dumani raporton: Krimi i organizuar mbetet në nivele të larta

“Referuar të dhënave, një numër i konsiderueshëm personash janë hetuar pas masë sigurimi. Krimi i organizuar ka marrë trajtim më të ashpër. Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 79 vendime penale të formës së prerë. 162 persona janë dënuar me burgim, 10 persona me orë punë me komunitet dhe 3 pafajësi. 34% e personave të hetuar janë dërguar për gjykim. Krimi i organizuar, pastrimi i parave mbetet në niveleve të larta. Trafiku i narkotikëve luan një nivel të lartë rreziku. Mashtrimi kompjuterik është në rritje. Korrupsioni, tregon një tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Veprat e korrupsionit, pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, paraqet ulje relative por mbetet rrezik i lartë”-u shpreh Dumani.