Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Magji në Serie A! Dy klube italiane mund të rikthejnë Neymar në Europë
                            14 Tetor 2025 16:39 Telesport Lajmi më spektakolar i merkatos së janarit pritet të jetë rikthimi i Neymar në futbollin europian. Sulmuesi i talentuar, tani 33 vjeç, po kërkon një skuadër në Serie A ose Bundesliga për të rigjetur formën, sepse pretendon të fitojë një vend në kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës. Mediat raportojnë dy destinacione të mundshme për ish-lojtarin e Barcelonës dhe PSG. Ato janë Interi dhe Napoli. Do të ishte një ngjarje e madhe për kampionatin italian, që Neymar të luajë në një vend ku futbolli i bukur ka vite që mungon.