Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Play Off e Botërorit, ja situata aktuale

Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Play Off e Botërorit, ja situata aktuale

Fitorja e madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë ka hapur rrugën drejt një objektivi historik. Kombëtarja kuqezi është tashmë shumë pranë sigurimit të vendit të dytë në grup, një pozicion që praktikisht e çon në fazën “Play Off” për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Llogaritë janë të qarta: mjafton që Shqipëria të mposhtë Andorrën dhe Serbia të mos fitojë në transfertën ndaj Anglisë, që kuqezinjtë të mbyllin matematikisht çështjen e vendit të dytë. Nëse Serbia arrin fitoren në tokën angleze, atëherë Shqipërisë do t’i duhet të marrë të paktën një pikë ndaj Anglisë për të ruajtur pozicionin. Por çfarë ndodh më pas? Vendi i dytë nuk mjafton për kualifikim të drejtpërdrejtë, Shqipëria kalon në fazën “Play Off”, ku 12 kombëtare do të ndahen në tre mini-turne, dhe...