Taylor Swift shkruan histori: “The Life of a Showgirl” thyen rekordin e Adeles në javën e parë

Taylor Swift shkruan histori: “The Life of a Showgirl” thyen rekordin e Adeles në javën e parë

Taylor Swift ka bërë histori me albumin e saj të 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, duke shitur plot katër milionë kopje në vetëm një javë në Shtetet e Bashkuara. Ky sukses i jashtëzakonshëm i ka siguruar Swift një rekord të ri për shitjet më të mëdha të javës së parë në historinë moderne të muzikës, raporton HuffPost, transmeton Indeksonline. Sipas të dhënave nga kompania analitike Luminate, e cila monitoron shitjet muzikore që nga viti 1991, asnjë artist nuk ka arritur këtë nivel shitjesh në javën debutuese të një albumi. Deri më tani, rekordi mbahej nga Adele me albumin e saj të famshëm 25, i cili në vitin 2015 shiti 3.4 milionë kopje në javën e parë. “The Life of a Showgirl” është...