“Fitorja me Serbinë na motivon, le të festojmë sot”, Hysaj: Arritja e rekordit të Canës ishte ëndërr

“Fitorja me Serbinë na motivon, le të festojmë sot”, Hysaj: Arritja e rekordit të Canës ishte ëndërr

Shqipëria rikthehet në fushë, këtë herë për një ndeshje miqësore, atë ndaj Jordanisë. Mbrojtësi Elseid Hysaj tha se ekipi, është i motivuar pas fitores ndaj Serbisë. “Suksesi ndaj Serbisë- Po sigurisht e kemi festuar dhe akoma jemi me atë euforinë e ndeshjes së kaluar dhe besoj që është një gjë e mirë për ndeshjen e ardhshme. Hysaj u shpreh i lumtur për faktin që arriti Lorik Canën, me 93 ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi. “Kjo është kënaqësi e madhe të arrij këtë rekord me Kombëtaren. Një kënaqësi shumë e madhe dhe një ëndërr që u realizua. Loriku më komentoi në Instagram se kështu për mesazh akoma s’më ka marrë. Dua që edhe pas Serbisë të festoj edhe unë me të gjithë tifozët shqiptarë dhe...