Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Imobile në vështirësi, ‘Immobile Academy’ sekustrohet, Prokuroria e Torinos nis hetimet
Një fatkeqësi e tmerrshme për Çiro Imobile. Sipas gazzetta.it, shkolla e futbollit e sulmuesit të Bolonjës në Torre del Greco është sekuestruar. Ndër të tjera, faqja online e gazetës ‘rozë’ shkruan se objekti sportiv Immobile Academy – Parlati Sports Center, i inauguruar më 20 mars, është në qendër të një hetimi nga Prokuroria e Torinos. Akuzat janë shkelje të dyshuara të rregullave të ndërtimit dhe asgjësim i paligjshëm i mbetjeve të rrezikshme. Gjashtë persona janë nën hetim, përfshirë disa anëtarë të familjes së ish-lojtarit të Lacios, por jo Imobile. Karabinierët e Seksionit Operacional të Kompanisë Torre del Greco dhe Policia Bashkiake kanë ekzekutuar një sekuestro paraprake të lëshuar nga gjyqtari hetues i gjykatës së Torre Annunziata. Vazhdo leximin