Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Situata e rëndë tek Onkologjiku”/ Partia Demokratike kërkon mocion me debat në Kuvend
                            Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik. Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë. Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët:
Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.