Përfshihet nga flakët Shëngjini/ Tymi mbulon zonën, banorët të shqetësuar nga situata…

Përfshihet nga flakët Shëngjini/ Tymi mbulon zonën, banorët të shqetësuar nga situata…

Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e kësaj të mërkure në zonën e Kunes, në Shëngjin. Flakët dyshohet se kanë rënë në pjesën e lagunës dhe, për shkak të erës së fortë, janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit janë informuar menjëherë dhe janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Banorët e zonës kanë raportuar tym të dendur që shihet nga distanca, ndërkohë që pritet ndërhyrja e plotë e forcave zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.