Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sot ndeshja Shqipëri-Jordani, policia njofton masat: Kufizim qarkullimi në disa akse
Sot në mbrëmjë, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare do të luhet ndeshja miqësore Shqipëri-Jordani. Policia e Shtetit, me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit. Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në: Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën “Gjergj Filipi”; Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse. Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me...