Ironizon Korreshi: Kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Ja si përgjigjet ministri i Drejtësisë

Ironizon Korreshi: Kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Ja si përgjigjet ministri i Drejtësisë

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Ligjeve, ku po raporton ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Gjatë pyetjeve që i drejtoi ministrit, Korreshi e mbylli me çështje të burgjeve. Korreshi: Kam një pyetje për burgjet; Kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Lamallari: Lidhur me Kodin Civil, që ju përmendët, pas përfundimit të punës me Kodin Penal, do të vijojmë rishikimin e tij, për të adresuar ato problematika. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës, do të jenë pjesë e rishqyrtimit. Për problemin që prekni me noterinë. Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj, ju lutem të fokusohemi te çështjet që jam thirrur. Unë do ta informoj këtë komision të nderuar me zhvillimet më të fundit...