Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
300 ndeshje si trajner i Arsenal, Arteta: Krenar, jo çdokush e ka arritur me këtë klub
Arteta ka arritur kuotën e 300 ndeshjeve si trajner i Arsenal që kur ka marrë drejtimin e “topçinjve”, duke u kthyer në një pikë referimi. Dhe në ndeshjen jubilare, atë që londinezët fituan 2-0 ndaj West Ham, ai mori edhe kryesimin e Premier League. Skuadra është rikthyer në punë për të përgatitur ndeshjen e radhës, atë ndaj Fulham. Duke folur për mediat, trajneri spanjoll tha: “Jam shumë krenar, është një numër i madh ndeshjesh për këtë klub futbolli”. “Dua t’i falënderoj të gjithë, veçanërisht stafin tim të trajnerëve që kanë qenë me mua që nga dita e parë. “Pa ata, është e pamundur, para së gjithash, të bëj punën dhe së dyti ta shijoj atë. Kështu që, e di që kam njerëzit më të mirë...