Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pedri zbulon sekretet e tij: Mami më detyron gjithmonë të rruhem ditën e ndeshjeve
Pedri González buzëqesh teksa flet për mediat zyrtare të kombëtares spanjolle, duke treguar disa nga zakonet e tij të përditshme. “Nëna më detyron gjithmonë të rruhem ditën e ndeshjes, ndryshe më qorton”, – thotë mes humorit dhe dashurisë. Kjo lloj disipline është pjesë e rutinës që e mban në formën më të mirë. Në një periudhë me shumë lëndime, Pedri është përjashtim: ka luajtur në 13 ndeshjet zyrtare të sezonit (10 me Barcelonën dhe 3 me Spanjën), duke qenë në fushë 93.8% të minutave. “Tani ndiej besim dhe kjo është gjithçka për një lojtar”, – thotë ai, duke treguar maturi e qetësi, çka i lejon të kontrollojë lojën si me Spanjën, ashtu edhe me Barçën. Ferran Torres mbetet shoku i tij më i afërt: “Gjithmonë ka qenë...