Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Methasani: Futbolli? Është koha e shqiptarëve…
Opinion nga Defrim Methasani Pas fitores së kombëtares sonë kundër Serbisë dhe pozicionimi në vendin e dytë me 11 pikë, është Kosova që me të njejtin rezultat, fiton në Goteborg kundër Suedisë 0-1, duke u ngjitur në vendin e dytë në grupin e saj. Pa kaluar 48 orë, një tjetër festë shqiptarësh shpërthen në një stadium tjetër në Europë që edhe pse jo me ngjyra kuq e zi, kishte fjalët dhe thirrjet shqip, ku nuk mungoi edhe flamuri ynë kombëtar. Duke parë fitore dhe suksese të tilla, shihet dhe kuptohet qartë, që është koha e shqiptarëve, djemve të saj që kanë mbushur ekipet europiane, por që kur i thërret vendi i tyre, bëjnë më të mirën dhe japin shpirtin në fushë. Futbolli, tashmë është kryefjalë...