Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Fahri Balliu: PD bëri zgjidhje të shkëlqyer me Binajn, qoftë nga talenti, fiziku, është si Reagan dhe Schwarzenegger
Fahri Balliu, ka folur për kandidatin e opozitës për kryebashkiak të Tiranës, Florian Binaj. Balliu tha se PD bëri një zgjidhje të shkëlqyer bashkë me aleatët duke mbështetur Binajn, të cilin e përshkroi me superlativa, si një aktor shumë të talentuar. “Mendoj se kjo zgjidhje që është gjetur nga PD dhe opozita është një zgjidhje e shkëlqyer. Partia Demokratike ka vendosur një parim me aleatët dhe jo në mënyrë meskine, ka menduar për bashkim në mënyrë më të gjerë. Figura që ka gjetur më ka bërë më shumë optimist, se dakordësia me parimin. Figura që ka gjetur, në investigime serioze, është pritur jashtëzakonisht mirë. E them me sinqeritet, është pritur mirë sepse ai djalë ka një trajektore modeste por interesante në politikë, ka marrë konsensus...