Deschamps kritika skuadrës pas barazimit në Islandë: Na mungoi iniciativa, por dëmtimet bënë të vetën

Deschamps kritika skuadrës pas barazimit në Islandë: Na mungoi iniciativa, por dëmtimet bënë të vetën

Franca barazoi dje 2-2 në Islandë në eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Një rezultat që lë kombëtaren e “gjelave” në vendin e parë, por duket se kualifikimi zyrtar do të vijë në nëntor, në dy ndeshjet e fundit në grup. “Ajo që më zemëron është mënyra se si pësuam golin e dytë“, tha trajneri i Francës, Didier Deschamps. “Kishim kontroll të shkëlqyer të lojës. Islandezët kishin dy gjuajtje në portë dhe dy gola. Nuk bëmë mjaftueshëm në pjesën e parë”, shtoi ai. “Ishim 2-1 në eprsi dhe ajo që më zemëron është mënyra se si pësuam golin e dytë: ishim të ekspozuar, shumë lart, menjëherë pasi shënuam. Jemi pozicionuar keq në fushë. Ndoshta ishim pak të ngadaltë, por kjo nuk duhet të na ndodhte...